Udha e zemrës

Kujtimi i Shtëpisë Origjinale

Fazat e Udhëtimit Të Shpirtit

fazat 

Në dimensionin shpirtërorë të Islamit klasik vazhdimësia nga vetë vetja falso tek vetë Vetja esenciale përshkruhet në shtatë faza.


1. Vetë-vetja tërheqëse kërkon kënaqësi kryesisht në kënaqjen e vetes, dëshirave materiale dhe dëshirën për fuqi. Përmendet në Kur’an Surja Jusuf, ajeti 53 si “vetja nxitëse tek e liga”

2. Vetë-vetja e konshiencës/vetëdijes fillon të dalloj në mes të mirës dhe të keqës, dhe mundet nganjëherë ti reziston tundimeve tek e liga dhe veprimeve egoiste. Përmendet në Suren Kiamet, ajeti 2: “E thërras në dëshmi vetë-veten e konshiencës.”

3. Vetë-vetja e inspirimit është e inspiruar me njohuri shpirtërore dhe mundet në mënyrë efikase ta përcjell zërin e konshiencës. Përmendet në Suren Shems, ajeti 7-8: “Betohem në shpirtin dhe proporcionin dhe urdhërin që I është dhënë dhe ispirimin se cka është mirë e cka është keq.” Kjo është faza më e lartë që arrihet nga feja tradicionale dhe moraliteti.

4. Shpirti I qetë ka arritur shkallën e prezencës në të cilën një intimitet I vetëdijshëm është I mundur. Përshkruhet në Suren Fajr, ajeti 27-28: O ti shpirt në paqe e qetësi. Kthehu tek Zoti yt mirë I kënaqur në kënaqësinë e Tij.”

5. Shpirti I nënshtrimit, ka arritur shkallën ku dëshirat e tij dhe veprimet e tij janë në harmoni me Realitetin. E pranon cdo moment ashtu si është dhe i dorëzohet Realitetit. Kjo përshkruhet në Suren Ma’idah, ajeti 122. “Allahu është mirë I kënaqshëm me ata dhe ata me Zotin.”

6. Shpirti I nënshtrimi total është edhe më shumë në mënyrë komplete I identifikuar me Vullnetin Universal. Kjo është shkalla e evliave/të shenjtëve apo të dashurve të Allahut ku jetërat e tyre mund të jenë një shembull I thellë dhe I mbrekullueshëm i qenies njerëzore të kompletuar. Këta njerëz janë të humbur/dorëzuar komplet në Zotin.

7. Shpirti I Perfeksionit është një teori absolute, qenia njerëzore e kompletuar apo perfekte ashtu si përshkruhet në Suren Shems, ajeti 9: “Me të vërtetë ka triumfuar ai që e pastron shpirtin.”

Fazat një dhe dy pak a shumë janë nën dominimin e vetes falso – egos. Faza tre mund të quhet vetë-vetja natyrale, derisa fazat katër deri më shtatë prezentojnë shkallë të ndryshme të Vetes esenciale.

Shejh Kabir Helminski
"Living Presence"

komente

Copyright, udhaezemres.com. All rights reserved