Udha e zemrës

Kujtimi i Shtëpisë Origjinale

Lutja e Iluminuar - Namazi

 

namaziNë këtë udhëtim, veprimet që në fillim hyjnëzohen me fjalët

 

Bismilah er Rrahman er Rrahim,

 

NË EMËR TË ZOTIT,

MË TË DHIMBËSHMIT, TË PLOT’MËSHIRËSHMIT

 

Sipas traditës Islame dhe dëshmive të mistikëve Sufinjë,

Lutja – Salah apo Namazi – se pari ishte mësuar nga Engjujt,

që vetë e praktikonin në adhurimin hyjnorë.

Lutja është një dhuratë nga Zoti për të gjithë njerëzimin.

 

Sa bukur kur mëshira dhe dhembshuria dhurohen si tekste esenciale Të një Krijuesi gjithë- transcedente. Këto kualitete ushqimi e thërrasin Hyjnoren Të Gjithë-Fuqishmin, Zotin, Nënën dhe Atin.  Në gramatikën e pasur Arabe, Allah është emër mashkullor, Rrahman dhe Rrahim janë femërore. Dhe rrënja e fjalës për Të dyja Rhahman dhe Rhahim është embrioni, aty ku lind jeta.

 

E thjeshta Bismilah buron nga një shkronjë e dërguar nga Profeti i bekuar Muhamed a.s. Është një dëshmi se Profeti erdhi,  sikurse i bekuari Jezus a.s. para tij, si mbajtës të vërtetës dhe ringjalles se linjës antike të profetëve.

Nuk ka asnjë fjalë të vetme në gjuhën Angleze që mund të bart horizontin e fjalës Arabike Salah (Namaz).  “Lutje,” “bekim,” “Falje,” “Hir,” nënkuptohen, por të gjitha këto fjalë nuk i dalin hak fjalës Salah dhe dështojne të bartin domethënien e saktë integruese të mrekullisë së Namazit (Salah) me devotshmërine e një zemre të nënshtruar me mocionin fizikë. Në Namaz, e tërë qenia jonë është e zënë me një ngjarje të vetme ndricuese. 

 

Namazi që ne praktikojmë fillon me Miraxh, natën e fatit, Udhëtimin Nokturn mistikë e të shenjtit Profet, Muhamed a.s. i thirrur nga meditimi në supervetëdije, ai ngritet nëpërmjet qiejve dhe përtej të përzihet dhe bashkohet me Zotin, Krijuesin, dritë mbi Dritë.

 

Kur kthehet, ai sjell me vete trajtat e tokës të këtyre adhurimeve hyjnore. Lutja është një dhuratë jo vetëm për një fis apo një racë apo një fe por për gjithë njerëzimin, dhe ne e paraqesim ketu si të tillë, një thesare për të gjithë.

Duke levizur me Lutje si një përgjigje tek një nevoje e brendshme njëri tërhiqet anekënd në komunitetin e cmuar të dashuruesve mistike.

 

 

Në Thirrje të Ezanit,

 

Thotë Libra e Shpallur,

 

Lereni tregetine dhe

Kthejuni me devotshmeri kujtimit.

 

Falja të huazon një jetë të re të ditës,

të lidhë si zingjire në ritmin e ciklit të shenjtë.

si një rrotë e ujit që pandërprerë e kap ujin nga lumi

dhe e hedh në kopsht, Lutja na ngret lart e më lart

nga preokupimet dhe na hedh në një kohë të shenjtë.

lutja na fuqizon ti lëmë anash dhjetëmijë brengat

dhe na drejton tek uniteti dhe bekimi i dëlirë në të gjitha

gjërat.

 

Bëhu guximtarë dhe diciplino veten.

Puno. Vazhdo së gropuari, gjej burimin e ujit  tënd.

Mos të shkoj mendja të largohesh nga puna.

Uji është aty gjëkundi.

Nënshtrohu praktikës së përditshme.

Besnikshmëria juaj tek ky nënshtrim

Është një këmbanë në derë.

Vazhdo, trokitë, dhe kënaqësia brenda

Eventualisht do të hapë një dritare

Mandej shiko kush është atje. 

 

     Lutja është një fushë e një force të thellë

psikologjike që na ndihmon ti tejkalojmë

rrezistencat e brendshme që na distancojnë nga drita.

Lutja është një shpalosje serike e mocioneve

prototipe dhe gjesteve që paraqiten në një cikël

variacionesh kudo nëpër lutjet e devotshme

të familjes së njerëzimit.

     Namazi është jashtëzakonisht kompakt dhe një

lutje e fokusuar. Me butësi na e kthen jetën tek

“ajo që ne e duam me sinqeritet” pesë herë cdo ditë,

dhe na tokëson këtë kthim në lëvizjet dhe njohurinë

trup- zgjuarsi.

 

Vetë trupi është një ekran

që mbronë dhe pjesërisht shfaqë

dritën që flakëron

brenda në prezencën tënde.

 

Në përcjellje të ligjit hyjnorë, toka cdo ditë bën një rrotullim komplet.

Drita kalon nëpër pesë faza, kur dielli lind, ngritet në zenit, zbret poshtë

me rrezet e pjerrëta të pasditës, perëndon me skuqje ngjyrash, dhe

zhduket në errësirë. Për një Sufi, ky cikël pasqyron një periudhë kohore

të jetës së njeriut: agimi ynë në këtë bote, zhvillimi ynë, pjekuria, dobësimi,

dhe vdekja. Në këto pesë faza, shpirti e bën udhëtimin e tij përreth

një tjetër dielli që kurr nuk lind e as perëndon.

     Lutja na fton të zgjohemi nga vet-vetja jonë e cekët në këto momente

të ditës. Duke e radhitur punën tonë të devotshme me këto kohëra

të fuqisë natyrore ne fillojmë të levizim me ritmet e krijimeve të Zotit

në një rrugë të re, të harmonizuar me përputhjet mistike midis

të jashtmës dhe të brendshmës dhe stinëve të jetës.

 

Mendo se si FENOMENI erdhi të trupojë

nga Shkretëtira e Mos-ekzistencës

në këtë materializëm.

                        Mëngjezi dhe mbrëmja,

arrijnë në një linjë të gjatë dhe marrin

nga njëri tjetri, “Është radha ime tani. Dil jashtë!”

 

Djalit i vie mosha, dhe babai mbledh plaqkat.

Ky vend i fenomenit është një shkëmbim i gjerë

autostradash, me të tëra duke shkuar në drejtime

nga më të ndryshmet.

                        Na duket se jemi ulur dhe po qëndrojmë,

por në fakt jemi duke lëvizur, dhe Fantazitë e Fenomenit

rrëshqasin përmes nesh si idetë përmes perdeve.

 

 KY QËLLIM U PLOTËSOFTË

 

Falja e Namazit Pesë Herë në Ditë është e lidhur me pesë elementet e forcës të cilat janë:

Toka, Zjarri, Uji, Ajri, dhe Eter. Këto pesë forca përshtaten në kozmologjinë e jetëskryesore, dhe të futesh brenda në të duhet lënë pikëpamjen mekanike të botës që e burgosin shpirtin. Ne duhet kuptuar cka Bava e quan Pafillimshmëria e Fillimit, një dimenzion që nuk është aq shumë para kohe si dhe jashtë kohe, dhe që është edhe tani.

Këto janë mësime të thella-uji të një plaku të urtë. Nuk janë informata të zakonshme, dhe ne duhet të hymë aty sikur kur na bart era thellë në detë, si një shikim i shpejtë nëpërmjet ujërave të kaltërta dhe të gjelbërta të rrymave të vërteta antike që asnjë gjuhë nuk mund ti përshkruaj.  Është një shpjegim i treguar nga ai që kurr nuk gënjen, që kurr nuk mund të gjejë fjalë të përshkruaj të vërtetat e parrëfyeshme.

 

Nga Një Heshtje e Thellë e Pafillimshmërisë Së Fillimit

Lind Një Mallëngjim Hyjnorë

 

Isha Një Thesarë i Fshehur Dhe Dëshirova Që Të Njihem.

 

     Në përgjegje të këtijë Qëllimi Origjinal, një dritë e madhëruar buron nga lartë, nga brendësia e Mallëngjimit, dhe Zoti vë re se është një shkëlqim i bukur i fytyrës së Tij.

Ky është Nuri i Muhamedit a.s. konshiencë e dëlirë e vetëdijshme për vet-veten.

      Në atë moment kur Allahu shikon në këtë dritë, të gjitha misteriet që kanë qenë të mbyllura shpërthejnë nga brendësia e Tij si rreze xixëllimash të shkëlqimit të dritës. Këta janë shpirtërat e të gjithë krijimit, dhe vendosen në elementet origjinale: tokë, zjarr, ujë, ajër, dhe eter, duke i mbushur ato me konshiencë jetësore.

     Por nga natyra këto pesë forca janë armik i njëra tjetrës: uji shuan zjarrin, zjarri djeg tokën, dhe ashtu me të tjerat. Mandej Allahu vë para tyre Nurin, duke shkëlqyer me ndricimin e hënës së plotë, duke rezonuar me të Vërtetën e Madhe:NUK KA KOHERENCË, NUK KA KUPTIM, ASNJË QENDËR TJETËR PËRVEQ ZOTIT. 

Elementet përkulen me nderim dhe nënshtrim. Harrojnë krenarinë e dualitetit, ata janë shkrirë në të tërën nga tërheqja e bukurisë dhe energjisë së NURIT. Kaosibëhet Kozmos.

     Prototipi i marrëdhënieve midis krijimit dhe Krijuesit themelohet, një rrjedhje e pandërprerë e adhurimit dhe falënderimit. Në këtë fushë, të gjitha gjërat lulëzojnë. Ky vend quhet Avual. Sfera e Shpirtërave.

 

O Zot! Ti je rrezja e hapur e dritës infinite.

Ti i vetëm je Zot, që transcendon cdo gjë,

Ti je i tëri që Ademi duhet të bëhet.

Ti je fara e imët dhe universi i madhë.

Ti je strehimi, Ti je rruga.

Ti je dora që mban, Ti je fuqia.

Ti je i pa formë, Ti je formë.

Ti je një syth dhe lulja plotësisht e hapur.

Ti je një dritë margaritari brenda në sy.

 

Nga Aval, adhurimi i dëlirë shpirtërat tonë zbresin në sferën e dendur të harresës –bota jonë - dhe bëhen të varrosur në formën e trupit, “hija e dashurisë së Zotit.” Ketu tregimi i Thesarit të Fshehur hapet edhe një herë. Sikurse Nuri që doli nga Zoti, gjithashtu Nuri duhet e dal nga fshehja brenda në zemrën e njeriut.

 

            Kur shpirti për herë të parë veshi rrobat e trupit,

            Oqeani ngriti lart të gjitha dhuratat.

            Kur dashuria për herë të parë shijoi buzët

            E të qenurit njeri, filloi të këndojë.

            Ne jemi nga një vend përtej këtij universi, por prap supozojmë se

            Jemi nga toka dhe hiu.

            Ne shkojmë duke trokitur tek dyert e të panjohurve

           të kuptojmë se kush jemi.

            Ne e kërkojmë këtë botë për zgjidhjen e madhe

            Të asaj që u martua me ne gjatë lindjes

            Dhe shkurorëzohet në vdekje.

 

Eventualisht kur mallëngjimi ynë rritet në një thellësi të mjaftueshme, na sjell në prezencën e intelegjencës kulluese që ka për detyrë të rigjej Thesarin e Fshehur, “të vërtetën e thellë brenda në gënjeshtër.” Ky është këshillëdhënësi ynë i brendshëm, i Shenjti. Mendja jonë e shkapërderdhur dhe dëshirat e paplotësuara rrezistojnë, por natyra e Këshillëdhënësit është një dashuri që nuk mund të rrezistohet.

 

            Pse mos të bëhesh i fresket nga butësia e zemrës së pranverës?

            Pse mos të buzëqeshësh si një trëndafil? Pse mos të shpërndash aromë?

 

     Në veprimin suprem të njeriut duke iu nënshtruar Këshillëdhënësit, puna e lirimit fillon. Përderisa dinamika e ndarjes së impulseve të elementeve tona kuptohet, nevoja të bëhesh Vetëvete e unifikuar bëhet një obligim që shpërndahet në jetën tonë. Zgjuarsia e lindur nga natyra fillon ta pastrojë zemrën nga papastërtitë në mënyrë që shkëlqimi madhështor i Nurit të Muhamedit a.s. të shkëlqejë përpara. Në prezencën e një parimi më të lartë organizues të dritës, elementet bëhen krijuese të metriksit të jetës.

     Në fund, thesari i fshehur i Nurit përfundimisht njihet në tokë ashtu si në qiell. Perdet që ndajnë Krijuesin dhe krijesën, shikuesin dhe të dukshmin, zhduken.

 

PUNA E VËRTETË E PESË VAKTEVE

Konflikti në mes të pesë elementeve e turbullon impulsin e dashurisë së bashkimit. Secili element synon emocione të vecanta mentale të energjisë dhe sipas mësimeve të Evliasë, shpreh ndikimin më të madhë negativë në një kohë të caktuar të ditës. Në këto vakte Namazi ka më së shumti efekt në transformimin e këtyre forcave të elementeve.


Namazi – Lutja e Mëngjesit (Sabahut, Fajr)

 

Lutja e mëngjezit vie në orën e shenjtë para lindjes së diellit

Kur vetëm një fije e hollë e dritës paraqitet në horizont.

Në këtë kohë dimenzioni engjëllorë afrohet në kontakt

intimë me botën e rëndomtë, dhe cdokush që është vigjilent

e ndien një qetësi mbrekullie të ëmbël në valët e ajrit:

Flladi lëvizë, zogjët zgjohen duke kënduar, dhe udhëtarët

Ngriten. Mbajtja e kësaj lutje na sjellë lehtësim nga plogështia e tokës

Që na hidhet me një peshë të rëndë në këtë kohë. Toka është një mbretëri

E lidhjeve me trajtat: vet trupat tonë, pasuria jonë, lidhjet e gjakut, dhe

Lakmitë.  Energjitë e Tokës kanë lindur në bazën e shpinës. Në qoftë se

Mbesin aty, ne mbetemi të mahnitur me gjërat e botës, të frikësuar nga

Ndryshimi apo humbja. Kjo lutje i liron këto shtrëngime të anktheve të

Tokës në rrjedhjen e bujarisë së agimit.

 

Flladi në agim ka sekrete të të tregojë.

Mos u kthe në gjumë.

Duhet të pyetësh se cka me të vërtetë dëshiron.

Mos u kthe në gjumë.

Njerëzit shkojnë prapa dhe para matanë pragut të derës

Ku të dy botërat preken.

Dera është e rrumbullakët dhe e hapur,

Mos u kthe në gjumë.

 

Namazi – Lutja e Mesditës, (Zuhr)

Lutja e mesditës fillon menjëherë pasi që dielli të ket arritur

Lartësinë më të madhe në qiell. Fuqia e zjarrit është kulminante,

Stimulon me bollëk lëvizjen, pjekurinë, kreativitetin, dhe harresën.

Qeniet njerëzore janë angazhuar në atë cfarë Rumi thotë dëshirë-këndimi

Dhe fjalë-tërbimi, gjuhë e përpunuar e personalitetit. Elementi zjarr

Gjendet në qendër të barkut dhe manifestohet me zemërim, arrogancë,

Dhe padurim. Duke e kthyer vëmendjen në brendësi në këtë kohë mund të

Transformojmë këto energji të egra vërshimi në një kërkim me pasion për Zotin.

Zjarri ynë shpirtërorë pa frikë synon ta zhdukë të ndarën “UNË” dhe të djegë cfardo rezistence. Ti po e djeg shpirtin / ta mbash trupin të kënaqur, thotë Rumi, por nuk e din se c’bën. / Unë jam një tjetër lloj zjarri.

 

Qiriu është bërë që të bëhet

i tëri flakë

Në momentin e asgjësimit

Nuk ka hije.

 

Nuk është asgjë por një gjuhë e dritës

Që përshkruan refugjatin.

 

Vë re fundin e qiriut sapo të mbaruar

Sikur njëri që më në fund shpëtoi

Nga vyrtytet dhe veset,

 

Ku mburrja dhe turpi

Burojnë nga to.

 

Namazi – Lutja e Pasdrekës, Ikindise (Asr)

 

Lutja e Ikindisë fillon kur dielli ka zbritur në gjysmë rruge

Të horizontit dhe hija e gjatësisë së një objekti është dy

Herë me e madhe se lartësia. Secila ditë pasqyron mbledhjen

E përjetësishme; zgjatja e hijës na jep sinjale të një krize të

Kohës së mesit të jetës. Një lundrim i lehtë në ujërat vorbull

Të jetës na japin shenjë dhe secili duhet me vetëdije të vendosë

Të mbijetojë në Rrugën e bashkimit. Koha e zgjatjes s hijes

Është territor i elementit të ujit. Energjitë e tij na vërshojnë

Emocionet e trupit në formë të marrëdhënieve të trazuara të

Zemrës. Në një nivel më delikatë uji na mahnitë me një avullim

Panteon të udhërrëfyesve të shpirtit dhe fantazive shpirtërore.

Zemra alternon me goditje, hutim, apo tundohet nga valët e

Ndjenjave. Dëshira dhe fantazitë përzihen me mallëngjimin e

Ciltër të shpirtit. Lutja në këtë kohë e qetëson këtë hutim

Të elementit ujë. Bava thotë: Të mbarosh Asr, ne duhet

të kuptojmë dallimin midis bërjes një me Zotin, apo bërjes

një me botën.

 

Namazi -Lutja e Akshamit (Maghrib)

 

Lutja e mbrëmjes arrin pasi dielli të jetë zhdukur nga horizonti

dhe retë e humbin ngjyren e kuqe të diellit.  Biznisi i ditës ka

mbaruar, dhe qetësia i kthehet botës. Ashtu si pasqyrohet në një

periudhe të jetës, kjo është mosha e shtrydhjes së pjekurisë, kur

fuqia e trupit fillon të dobësohet, dhe errësira afrohet. Por prap

mendja është e parahtshme dhe nuk përulet. Elementi i ajrit

sundon procesin mendor, mendimet e papritura. Kthimi nga lutja

në këtë kohë na tokëson në realen dhe në të pandryshueshmën,

dhe i ndal lidhjet tona elementale me ajrin që ndikon në procesin

mendor. Mendimet dhe teoritë e ditës lirohen në një perspektivë

të duhur, me gjithë iluzionin e vullnetit të njeriut. Për këtë lutje

pas perëndimit të diellit, Bava thote: Është koha

Kur errësira e botës dëbohet me zgjuarsi.

 

Një copë e baltës hidhet në ajër dhe thehet në shumë grimca

Në qoftë se nuk do të mundohesh të fluturosh,

Dhe ashtu ta copëtosh veten,

Do të thehesh hapur nga vdekja,

Atëherë kur është shumë vonë për të gjithë atë që ke mundur të bëhesh.

 

Gjethet verdhohen. Pema lëshon rrënjë të reja

Dhe i bën të gjelbërta.

Pse je aq shumë i dhënë me një dashuri

Që të kthen në ngjyrë të verdhë?

 

Namazi -Lutja e Natës (Jacia, Isha)

 

Koha e Lutjes së Natës fillon përafërsisht një orë pas perëndimit

të diellit, kur yjet shkëlqejnë dhe thellësia e natës ka mbuluar tokën.

Në ciklin e jetës lutja e natës arrinë në kohën e vdekjes, në kohën e

Jezusit a.s. shpirtit të njeriut. Kjo është koha kur trupi është vendosur

në tokë dhe shpirti vazhdon udhëtimin. Ngurtësia largohet, por kualiteti

i hapësires eter afrohet, duke na hipnotizuar me një xixëllimë iluzioni. Kthimi tek falja/lutja në Jaci gërryen këtë elementë të mahnitjes me fenomenin eter, na shtynë edhe njëherë drejtë një drejtimi tjetër, ku nuk jemi as të tërhequr as tëzmbrapur, ku shikuesi dhe i Shikuari bëhen Një, dhe ku vetëm Zoti ekziston. Qëllimi i Mulsimanit është ta mbizotëron lutjen e fundit, lutjen e natës, para se trupi të vdesë,

prandajë të vdesë para vdekjes.

 

Lutja depërton thellë në natë.

Imazhet shkrihen. Mbetet vetëm Zoti, dhe

Qetësia, mirësia, dhe bukuria. 

 
Bava Muedinijedin ra. dhe Rumi ra. (Five Time Prayers for the Sufis)

 

Copyright, udhaezemres.com. All rights reserved