Para Krijimit - Dikur ishim një me Zotin
Abdur-Rezzak raporton nga Ma'mer, i cili nga Ibnul-Munkadir, i cili nga Xhebir Ibn Abudllahu r.a i cili tha: Është treguar se Xhebir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të) I ka thënë Profetit: “O I dërguari I Allahut, nëna dhe babai im u bëfshin kurban për ty, më trego për sendin e parë që Allahu e ka krijuar para të gjitha sendeve të tjera: “Ai tha: “O Xhebir, sendi I parë që Allahu ka krijuar ishte drita e Profetit tënd nga drita e Tij, dhe ajo dritë mbeti (ndezur) në mesin e Fuqisë së Tij derisa Ai deshi dhe nuk kishte në atë kohë, Tablet apo Kalem apo Xhennet apo Zjarrë apo ndonjë Melaqe apo Qiell apo Tokë. Dhe kur Allahu deshi ta krijoj krijimin, ai e ndau atë Dritë në katër pjesë dhe nga e para ai e bëri Kalemin, nga e dyta Tabletën, dhe nga e treta Arshin (Kurorën), [dhe nga e katërta cdo gjë tjetër].”
Në Emër Të Zotit
Të GjithëMëshirshmit, Mëshirëplotit
Në (enathi)
një periudhë e pakufijshme para fillimit primar, Allahu teala
Najen ishte i vetëm,
në një gjendje të heshtjes dhe errësirës që do të thotë ende nuk
ishte manifestuar, ku jetërat ende nuk ishin shfaqur. Ekzistonte
ashtu i vetëm, në Vet-vete, pa e zbuluar madhërinë e Tij,
me miliona iona, duke e adhuruar Vet-veten. Në atë gjendje ekzistoi
si një errësirë që përzihej dhe përfshinte të gjithë universat dhe
të tërën nga e tëra – e tëra që ekzistonte ishte brenda në Të. Ishte
në atë gjendje kur një pulsë filloi të rrahë brenda në Të, duke u
dridhur, flakëruar, xixëlluar, kumbuar, dhe në fund shpërtheu para
si një shkëlqim madhështor.
Kur ky shkëlqim u
shfaqë, errësira në të cilën Allahu xh.sh. kishte qenë u zhdukë, dhe
Ai shëndriti para me një rrezëllim madhështor. Mandej Allahu e pyet
shkëlqimin që ishte shfaqur nga Ai, “Kush je ti?”
Shkëlqimi, Hiri që
është Nuri (drita e Allahut) ia ktheu, “O Allah! Ti je kompletimi
infinitë që përfshinë të tërën nga e tëra. Të gjithë universat dhe
çdo gjë aty janë brenda në Ty, të kondensuar, të
kompresuar, dhe duke qëndruar, dhe të gjithë këta, duke përfshirë
edhe atomet, të gjitha rrezet atomike të jetës (shpirtërat), si dhe
të gjitha jetërat e të gjitha sendeve të tjera brenda në to, janë
brenda në Ty, duke të adhuruar dhe lavdëruar Ty, megjithatë Ti nuk
po i dëgjon ata, O i Mëshirshëm! O Rrahman! I Shikon se si të
gjitha këto jetëra dhe atomet e gjalla që ekzistojnë brenda në Ty të
lavdërojnë dhe të madhërojnë Ty, (bëjnë tesbih).” Kështu tha Nuri,
Hir i mëshirës.
Tani Allahu
teala Najen vë re të gjithë zërat, rezonancat, dhe adhurimin që
po vinte nga të gjitha atomet e jetës (shpirtërat) që rrinë të
fshehur brenda në Të. Ai që është Allahu teala Najen mandej
reflekton, “Ah! Duket të jem e tëra nga e tëra! Kam qenë vetëm me
kaqë miliona e miliona vite, duke e lavdëruar dhe adhuruar Veten, në
harresë për të gjitha atomet e jetës që gjenden të kompresuara dhe
të mbajtura brenda në Mua. Unë që është dashur ta bëj Vet-veten time
të arritshëm tek të devotshmit e Mi, kisha mbetur në adhurim të
Vet-vetes!”
Duke reflektuar
në këtë mënyrë, Allahu bëhet i vetëdijshëm për
madhërinë e Vetes së Tij. Dhe Ai arrin ta njeh Vet-veten. Tani i
vetëdijshëm për të gjitha atomet e jetës në të gjithë universat të
mbajtur brenda në Veten e Tij, Ai i drejtohet shkëlqimit që kishte
aguar nga brendësia e Tij dhe e pyet, “Kush je ti që më zgjove Mua,
më dhe realizim, dhe më bëre ta njohë Vet-veten?”
Kësaj pyetje, Nuri,
urtësia e Hirit të Tij, që kishte pulsuar, shkëlqyer, rezonuar, dhe
aguar brenda në Të, iu përgjegjë, “O Allah! Ishte unë që shkëlqeva,
rezonova, dhe agova brenda në Ty. Unë isha brenda në Ty, i fshehur.
Ti je i pashfaquri. Brenda Natyrës Origjinale të pashfaqur, Ai që
është i pakrijuar je Ti. Ti më shfaqe mua dhe më mbajte të fshehur.
Ishte për mua që emri Ytë hyjnorë i mirësisë, Nur Muhamed,
kishte folur më herët, në enathi, pafillimshmëria e fillimit.
Ai thesarë është thesar i Yti. Duke thënë kështu, Nuri i bëri
përkulje në shenjë nderimi Allahut, dhe mbeti në gjendje adhurimi.
Me të parë këtë, Ai
që është pa fillim (enathi) para fillimit primarë (Athi)
tha: , “O Nur! O urtësi
që agove brenda në dashurinë që u ngritë nga hiri i meditimit Tim!
Do të të vendos në të githa atomet e jetës që i kam krijuar – brenda
në secilat nga krijesat e Mija.
Mëtutje, do ta krijojë insanin apo njeriun, që është
më i lartësuari nga ta gjitha krijesat.
Dhe unë do të vendosë brenda në të në formën më të lartësuar
– sikur urtësia e hirit të dashurisë Sime.
O Nur! ( O Drita ime!) Ashtu sikurse agove brenda në Mua dhe
më bëre të vetëdijshëm për atomet e jetës (shpirtërat) që janë
krijimi Im, ashtu agofshë brenda në ata që janë qenie njerëzore dhe
i bëfshë që ta njohin veten dhe gjithashtu të më njohin Mua.
Bava Muedinijedin - The Rezonance of Allah