Udha e Zemrës


Pse ne nuk i shohim gjerat ashtu siq janë në realitet?

Nga kemi ardhur? Ç'farë duhet bërë? Kush jamë unë? Ku po shkojmë? PSE? Këtu mund të shkruani nga këndvështrimi filozofik.
Rregullat e Forumit
Rregullat e Forumit
Forumi “Udha e Zemrës” ka për synim të reflektojë vetëm me një pasqyrë pozitive tek lexuesit. Pra shprehja e mendimit pozitivë është prioriteti numër një I këtij forumi. Pa u futur në detaje ne besojmë se “fjala” ka fuqi jashtëzakonishtë të madhe prandaj duam që ajo të bartë një fuqi pozitive gjatë të gjitha shprehjeve të saj. Duhet të pajtohemi, duke u shprehur në mënyrë pozitive, me mospajtimet që I kemi. Fjala e mirë ka aromë të këndshme, fjalës së keqe I vie era e keqe. Fjala është ajo që i reflekton një imazh pozitivë ose negativë burimit të saj, në këtë rast forumit. Prandaj me rregullorën e këtij forumi ndalohen shprehjet me qëllim ofendues siq janë fyerjet, provokimet, përdorimi I fjalëve banale, shprehja në mënyrë cinike, përulja, c’fardo shprehje direkte e urrejtjes ndaj atyre që mendojnë ndryshe, si dhe propaganda fetare.
Ndalohen shkrimet me tendenca përcarëse, akuzimet, paragjykimet dhe kërcënimet.

Ju faleminderit për mirëkuptim

Pse ne nuk i shohim gjerat ashtu siq janë në realitet?

Postnga Admin2 » E Enjte Nëntor 26, 2009 1:57 am

Në qoftë se Ai që është Një (Wahid) dhe Unik (Ahad) është origjina e çdo gjëje dy pyetje mund të parashtrohen:

1. Si u bë që shumëllojshmëria e dukshme erdhi në ekzistencë?
2. Pse ne nuk i shohim gjerat ashtu siq janë në realitet?

Për Ibn Arabin shumëllojshmëria është e qenësishme brenda në origjinë, ashtu sikurse numrat që janë të qenësishem apo të pandarë nga numri “një”.

Kjo shumëllojshmëri është ajo që ai i referohet si Emra Hyjnore, që përshkruan marrëdhëniet e qenësishme në Qenien vetë. Ato mund të klasifikohen “transcedente” që do të thotë mënyra në të cilën Qenia Absolute është përtej relatives për nga virtyti i interioritetit dhe prioritetit logjik, ose është “Imanent” apo i “Brendshëm” që do të thotë mënyra se si Qenia është e lidhur me relativen.

Ato mund të njihen vetëm nga manifestimi i efekteve të tyre. Për shembull ta pershkruajmë Atë si Absolut e shkrin Atë nga të gjitha përkufizimet dhe konditat e mundshme, por këta kufinje dhe kondita të njëjta duhet veq të ekzistojnë disi në menyrë që ne të kemi mundësi ta transcend Atë nga ato.

Në të njëjtën mënyre për ta përshkruar Atë si Zot është e domosdoshme ekzistenca e asajë mbi të cilën Ai është Zot, dhe ta thërrasim Atë Zot është e domosdoshme ekzistenca e asajë në të cilën Hyjnorja mund të ushtrohet.

Për të dy këto kategori të Emrave është e domosdoshme ekzistenca e një “Vendi” në të cilen ato manifestohen dhe njihen.

Vendi është bota (toka), një skenë në të cilën Emra të ndryshëm mund të luajnë rolin e tyre, në mënyrë direkte apo indirekte, duke aktruar dramën Hyjnore. Prandaj Ibn Arabi e shikon botën përpikërisht në një drite më pozitive, si një vend të manifestimit, dhe mundësive të pakufishme të Qenies së Zotit.

Emrat janë marredheniet formale të Qenies me Vetëveten dhe nuk e ndajnë realitetin kulminantë. Ia vlen të vërejmë këtu se çka Ibn Arabi don të thotë me emrin Allah është, se Ai emër i bashkon të gjithë Emrat e tjerë, “Tërësinë e Emrave që janë kontraditorë me njëri tjetrin.” Është sikur një lidhje në mes të gjitha lidhjeve apo marrëdhenieve të mundshme të Qenies, dhe Vet Realitetit kulminantë.

Në mënyrë analogjike, një njeri mund të quhet Gjon, dhe prap ne mund ta përshkruajmë atë si të mëshirshëm, të ditur, të aftë, e kështu me rradhë. Secili nga këta përemra është i ndryshëm, por ata nuk e ndryshojnë realitetin esencialë të Gjonit, as nuk e bëjne atë të ndryshëm apo të shumëllojshëm; por veqse e tregojnë atë në drita të ndryshme; ilustrojnë kualitetet e tij dhe e bëjnë atë të njohur. Tërë kohën, emri i tij origjinalë është Gjon.

Të giithë emrat i referohen Atij të emëruarit. Brenda Tij Emrat nuk janë të diferencuar, përderisa nëpërmjet manifestimit ata shfaqen të diferencuar.

Si bëhet që ne nuk e shohim vetën tonë apo botën në këtë mënyrë?

Ibn Arabi shpjegon se na janë bërë shprehi iluzionet e pluralitetit deri në atë shkalle sa që ne tani ato i marrim reale. Perballe Njëshmërisë iluzioni i shumëllojshmërisë zhduket.

“The Unlimited Mercifier”
Pjesë e një komentimi të Ibn Arabit ra. nga Stephen Hirtenstein
Kushdo që e njeh veten e njeh Zotin e tij
Avatari i antarit
Admin2
Site Admin
 
Poste: 144
Antarësuar: E Premte Nëntor 20, 2009 1:16 am
Vendodhja: USA

Kthehu tek Filozofi

Kush është në linjë

Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor

cron