Udha e Zemrës


Asma’ul Husna – 99 Emrat më të bukur të Allahut

Këtu mund të shkruani nga këndvështrimi juaj fetarë apo besimtarë për mënyrën se si mund të arrijmë afërsi me Zotin.
Rregullat e Forumit
Forumi “Udha e Zemrës” ka për synim të reflektojë vetëm me një pasqyrë pozitive tek lexuesit. Pra shprehja e mendimit pozitivë është prioriteti numër një I këtij forumi. Pa u futur në detaje ne besojmë se “fjala” ka fuqi jashtëzakonishtë të madhe prandaj duam që ajo të bartë një fuqi pozitive gjatë të gjitha shprehjeve të saj. Duhet të pajtohemi, duke u shprehur në mënyrë pozitive, me mospajtimet që I kemi. Fjala e mirë ka aromë të këndshme, fjalës së keqe I vie era e keqe. Fjala është ajo që i reflekton një imazh pozitivë ose negativë burimit të saj, në këtë rast forumit. Prandaj me rregullorën e këtij forumi ndalohen shprehjet me qëllim ofendues siq janë fyerjet, provokimet, përdorimi I fjalëve banale, shprehja në mënyrë cinike, përulja, c’fardo shprehje direkte e urrejtjes ndaj atyre që mendojnë ndryshe, si dhe propaganda fetare.
Ndalohen shkrimet me tendenca përcarëse, akuzimet, paragjykimet dhe kërcënimet.

Ju faleminderit për mirëkuptim.

10. El Mutekebbir - Vetë Lavdishëmi, Vetë Zgjeruesi,

Postnga Admin2 » E Hënë Mars 21, 2011 11:32 pm

10. El Mutekebbir - I Vetë Lavdishëmi, Vetë Zgjeruesi, Vetë Zmadhuesi, Madhështori

Ky emër është i lidhur me rrënjët e fjalëve, Kibrija (që i aplikohet Zotit) dhe Takabbur (që i aplikohet njerëzve). E para e ka një kuptim sovraniteti transcendental, që ngritet nga pushimi në urtësinë e panjohur, me një fuqi jorrezistuese, pavarsi absolute dhe një Tërësi e dëlirë. Takabbur, në njeriun, që është i varur, mortal, dhe me të meta, ka kuptimin e arrogancës dhe shfaqë kryelartësi. Kryelartësia është një barrë tepër e rëndë për njeriun dhe e shëmton shpirtin. Krenaria dhe Lavdërimi i takojnë vetëm Zotit.
Kushdo që e njeh veten e njeh Zotin e tij
Avatari i antarit
Admin2
Site Admin
 
Poste: 144
Antarësuar: E Premte Nëntor 20, 2009 1:16 am
Vendodhja: USA

11. El-Khalik – Krijuesi, Nismëtari

Postnga Admin2 » E Hënë Mars 28, 2011 11:23 pm

11. El-Khalik – Krijuesi, Nismëtari

Ai që krijon përmes Vullnetit dhe nga asgjë tjetër. Prandaj Jeta është Vullneti misterioz (nga këndvështrimi i njeriut) i Krijuesit dhe ashtu duhet të kuptohet. Lidhja ne mes të Krijuesit dhe krijesës është konstante dhe e përhershme. Krijesa përgjithmonë është e varur nga Krijuesi i saj dhe Krijuesi është përgjithmonë Mbajtësi i Vullnetit.
Kushdo që e njeh veten e njeh Zotin e tij
Avatari i antarit
Admin2
Site Admin
 
Poste: 144
Antarësuar: E Premte Nëntor 20, 2009 1:16 am
Vendodhja: USA

12. El-Bari – Evoluesi, Ai që Krijon nga Asgjë,

Postnga Admin2 » E Hënë Mars 28, 2011 11:26 pm

12. El-Bari – Evoluesi, Ai që Krijon nga Asgjë, Krijuesi I shpirtave

Shpikësi, Ai që jep Trajtë nga asgjëja, Bërësi. Ai që i jep secilës krijesë ekzistencë dhe identitet të vecantë dhe e vendos atë në një Skemë më të lartë. Ai që i jep jetës drejtimin dhe instinkin e saj. Ai që dhuron individualitet.
Kushdo që e njeh veten e njeh Zotin e tij
Avatari i antarit
Admin2
Site Admin
 
Poste: 144
Antarësuar: E Premte Nëntor 20, 2009 1:16 am
Vendodhja: USA

13. El-Musauir - Ai që I jep formë dhe trajtë jetës

Postnga Admin2 » E Hënë Prill 23, 2012 1:16 am

13. El-Musauir - Ai që I jep formë dhe trajtë jetës


Kush e modeloi kohën, materien, dhe lëvizjen dhe e vendosi njërën në tjetrën; Kush I dha tipar materies dhe kush I dha shpejtësi lëvizjes; Kush e formoi kohën dhe e bëri të djeshmen dhe dhuroi shpresë dhe furnizime për të nesërmën; Kush e solli ngjyrën në shikim dhe muzikën për dëgjim.

Dallimi ndërmjet Khalik, Bari dhe Musauir është goxha I mjegulluar. ‘Bari’ vetëm është përkthyer si “Shpikësi”, ‘Ai që jep trajtë nga asgjëja’, ‘Evoluesi’ dhe ‘Bërësi” nga Mohsin Khan, Pickthall, Yusuf Ali dhe Asad. Të ngelemi në këto nuanca është sikur ta humbim qëllimin. ‘Khaliq’, ‘Bari’, dhe ‘Musauir’ janë Një, në përjashtim të të gjitha të tjerave. Në shumë kondita që e gjejmë vetëveten – në c’fardo trajte dhe forme dhe në cdo faze të jetës sonë, ne ekzistojmë dhe jetojmë dhe vdesim nga Vullneti I Vetëm Hyjnor dhe nga askush tjetër.

I tërë krijimi është falë Dhuruesit dhe ekziston në Mëshirë. Ne jemi ‘punë dore’ e Zotit të kufizuar nga Urdhëri I Tij, individual dhe special nga qëllimi I Tij. Zoti është I Pakalueshëm, I Gjithë Fuqishëm, dhe I Pakapshëm. Nuk mund të ketë ndonjë kuptim të sinqertë të Zotit jashtë nënshtrimit total. Një mendje modeste ndërton një besim deist. Një zemër e zgjuar nënshtrohet tek Realiteti I Vetëm. Zoti është Vendi Absolut I të Qenurit. “Allah Hu”, “Allah Hu”, është rrahja e zemrës së Universit. Universi vie në ekzistencë nga fjala – Hyjnore “Bëhu”. Akoma duke u shpalosur akoma duke u bërë. Koha akoma duke u hapur, yjet akoma duke u thyer, planetet akoma duke u formuar, materia akoma duke pulsuar. E tërë koha dhe hapësira, jeta dhe materia, e vecantë dhe individual, e bashkuar dhe e lidhur janë aspekte të Një Fjale e Krijuesit të Vetëm, I Gjithë Fuqishëm, Urtësi e Dëlirë, dhe Mëshirë e Dëlirë:

59-21. Sikur Ne ta zbritnim këtë Kur'an mbi ndonjë kodër, do ta shihje atë të strukur e të çarë prej mahnitjes për All-llahun. Këta janë shembuj që ua shkoqisim njerëzve, që ata të mendojnë.

59-22. Zoti është Zot dhe nuk ka tjetër – Njohësi i të fshehtës dhe I të papërceptueshmës (Ghaib) dhe të dukshmes. Burimi I Mëshirës (Rhahman),është Mëshiruesi, (Rrahim)!

59-23. Zoti është Zot dhe nuk ka tjetër – Sovran, Sundues, (Malik), I Shenjti (Kuddus), Burimi I Paqes (Es Selaam), Ruajtësi I Besimit (Mumin), Ai që Dhuron Siguri (Muhaimin), I Plot Fuqishmi (Aziz), Detyruesi (Xhabar), I Pakalueshmi (Muttakabir).
I lartësuar është All-llahu nga çka i shoqërojnë!


59-24. Ky është All-llahu – Krijuesi, (Khalik), Shpikësi (Bari), Ai që jep Formë (Mussauir) . Të Tij janë emrat më të bukur. Atë (All-llahun) e madhëron çka ka në qiej e në tokë. Ai është I Plot Fuqishmi (Aziz), i Gjithë Dijshmi! (Hakim).
Kushdo që e njeh veten e njeh Zotin e tij
Avatari i antarit
Admin2
Site Admin
 
Poste: 144
Antarësuar: E Premte Nëntor 20, 2009 1:16 am
Vendodhja: USA

Mëparshme

Kthehu tek Teologji

Kush është në linjë

Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor

cron