Udha e Zemrës


Si është të vdesësh?

Këtu mund të shfrytëzoni rastin të shkruani përjetimin tuaj në qoftë se keni pasur vdekje klinike apo të dikujt tjetër për të cilët ju keni njohuri.
Rregullat e Forumit
Forumi “Udha e Zemrës” ka për synim të reflektojë vetëm me një pasqyrë pozitive tek lexuesit. Pra shprehja e mendimit pozitivë është prioriteti numër një I këtij forumi. Pa u futur në detaje ne besojmë se “fjala” ka fuqi jashtëzakonishtë të madhe prandaj duam që ajo të bartë një fuqi pozitive gjatë të gjitha shprehjeve të saj. Duhet të pajtohemi, duke u shprehur në mënyrë pozitive, me mospajtimet që I kemi. Fjala e mirë ka aromë të këndshme, fjalës së keqe I vie era e keqe. Fjala është ajo që i reflekton një imazh pozitivë ose negativë burimit të saj, në këtë rast forumit. Prandaj me rregullorën e këtij forumi ndalohen shprehjet me qëllim ofendues siq janë fyerjet, provokimet, përdorimi I fjalëve banale, shprehja në mënyrë cinike, përulja, c’fardo shprehje direkte e urrejtjes ndaj atyre që mendojnë ndryshe, si dhe propaganda fetare.
Ndalohen shkrimet me tendenca përcarëse, akuzimet, paragjykimet dhe kërcënimet.

Ju faleminderit për mirëkuptim

Si është të vdesësh?

Postnga Admin2 » E Martë Nëntor 24, 2009 12:33 am

Përjetimi Afër Vdekjes - Përmbledhje

Edhe pse ka variacione të gjëra të rastëve rreth personave që kan qen afër vdekjes dhe ne tipat e personave që i kan përjetuar ato, mbetet e vërtetë se ka një ngjashmëri të hatashme ne mes të këtyre përjetimeve vetë. Ne fakt, ngjashmëritë në mes të raporteve të ndryshme janë aq të mëdha saqë njëri shumë lehtë mund të nxjerrë 15 elemente të ndara që përsëritën pandërprerë në këtë masë të tregimeve që unë i kam përmbledhur. Ne bazë të këtyre pikave të ngjashmërisë, më lejoni tani të ndërtoj thjesht, teorikisht “idealen” apo një përjetim “komplet” që mvishet tek të gjitha elementet e përbashkëta, në rendin që është tipikë ato të ndodhin.

Nje njeri po vdes dhe, kur arrin pikën kulminante të shqetësimit fizikë, ai degjon se shpallet i vdekur nga mjeku i tij. Ai fillon të dëgjoj një zë të parehatshëm, si një cingërimë me zë të lartë, apo vetëm zhurmë, dhe njëkohësisht e ndien veten se është duke lëvizur shumë shpejt nëpër një tunel të gjatë dhe të erret. Pas kesaj, ai papritur e gjen veten jashtë nga trupi fizikë, por ende në rrethinën fizike ku kishte qenë, dhe e shikon trupin e tij nga distanca, sikur të ishte një spektator. Ai i shikon perpjekjet e stafit mjekësor per ta ripërtërirë trupin e tij dhe është në një gjendje emocioni të lartësuar.

Pas pak, ai fillon të adaptohet tek kondita e tij e jashtzakonshme dhe fillon ta përmbledh veten. Ai ve re se ende ka “trup” por të një natyre tjetër dhe me fuqi të tjera nga trupi fizikë që e kishte lënë prapa. Shpejt gjëra të tjera fillojn të ndodhin. Të tjerë vin ta takojn dhe ti ndihmojnë. Ai i vëren shpirtat e të afërmve të tij që veq kan vdekur, gjithashtu vëren një shpirt të ngrohtë dhe të dashur që kurr nuk e ka takuar me parë – një qenie nga drita – paraqitet para tij. Kjo qenie e pyet një pyetje, pa folur, që ta bëjë atë ta vleresonë jetën e tij dhe i ndihmon atij duke e shfaqur jetën e tij si në panorama – kthim instant- tek ndodhitë e mëdha të jetës se tij. Më pas e gjen veten se i eshte afruar një lloj barriere apo kufiri, me siguri prezenton kufirin midis jetës se tokës dhe jetës se ardhshme. Disi, e kupton se duhet të kthehet prapa ne tokë, se koha e vdekjes se tij ende nuk ka arritur. Në këtë pikë ai rreziston të kthehet, se tani veq është mësuar me përjetimin e botës së përtejme dhe nuk dëshiron të kthehet. Ai eshte i mbushur me ndjenja intense të gëzimit, dashurisë, dhe qetësisë. Edhe pse rreziston, disi ai ribashkohet me trupin e tij fizikë dhe jeton.

Me vonë ai mundohet tu tregoj të tjerëve, por ka vështirësi ta bej këtë. Në rend të parë ai nuk mund të gjejë asnjë fjalë njeriu, adekuate ta përshkruaj këtë epizodë jotokësore. Ai gjithashtu e kupton se të tjerët fshajnë me pabesim kur e dëgjojn, prandaj ndalon dhe me nuk i tregon të tjerëve. Por pra se prap ky përjetim i ka bërë një efekt shumë të madh jetës së tij, sidomos pikëpamjet e tij rreth vdekjes dhe marrëdhenien e tij me jetën.

Dr. Rejmond Mudi
"Life after Life" fq: 10-12
Kushdo që e njeh veten e njeh Zotin e tij
Avatari i antarit
Admin2
Site Admin
 
Poste: 144
Antarësuar: E Premte Nëntor 20, 2009 1:16 am
Vendodhja: USA

E Pashpjeguara me Fjalë

Postnga Admin2 » E Shtunë Korrik 31, 2010 9:02 pm

Kuptimi i përgjithshëm që kemi për shprehjen gjuhësore varet nga ekzistenca e komunitetit të gjërë të përjetimeve të përbashkëta në të cilat gati të gjithë ne marrim pjesë. Ky fakt krijon një vështirësi të rëndësishme që e komplikon të gjithë diskutimin që do të vijon. Ndodhitë që janë përjetuar nga ata të cilët kanë qenë afër vdekjes, ndodhen jashtë përjetimeve të zakonshme të komunitetit, prandaj njëri mund të kuptojë se ata do të kenë vështirësi gjuhësore për tu shprehur se c’farë u ka ndodhur atyre. … Personat e involvuar në menyrë të përgjithshme i karakterizojnë përjetimet e tyre si të pashpjeguara, të pamundura për tu shprehur.

Shumë njerëz janë shprehur në atë mënyrë që “Nuk ekzistojnë fjalë për të shprehur atë qe dua të them,” ….Nje grua me pak fjalë më tha:

“Tani, është një problem real për mua derisa mundohem të ta them këtë, sepse të gjitha fjalët që unë i di janë tre dimenzionale. Derisa po e studioja, po mendoja, ‘Kur mësoja gjeometrinë, gjithmonë më kanë thënë se janë vetëm tre dimenzione, dhe gjithmonë e kam pranuar ashtu. Por ata e kishin gabim. Ka më shumë.’ Dhe, me siguri, bota jonë që ne po jetojmë tani – është tre dimenzionale, por tjetra me radhë definitivishtë nuk është. Prandaj e kam shumë vështire të ta them këtë. Duhet të ta shpjegojë në fjalë që janë tre dimenzionale. Ajo është mënyra më e afërt për tu shprehur por nuk është adekuate. Në të vërtetë nuk mund të të jap një panoramë të kompletuar”.
"jetë pas jete" Rejmond Mudi
Kushdo që e njeh veten e njeh Zotin e tij
Avatari i antarit
Admin2
Site Admin
 
Poste: 144
Antarësuar: E Premte Nëntor 20, 2009 1:16 am
Vendodhja: USA

Dëgjimi i Lajmit

Postnga Admin2 » E Shtunë Korrik 31, 2010 9:05 pm

Shumë njerëz kanë thënë se I kanë dëgjuar mjekët e tyre apo spektatorët e tjerë në atë efekt, ti shpallin të vdekur. Një grua më tregoi se si,

Isha në spital, por nuk e dinin se cfarë kisha. Prandaj Dr. Gjejms, mjeku im, më dërgoi një katë më poshtë tek radiologu për të fotografuar mushkëritë në menyrë që të kuptonin se ku ishte problemi me mua. Së pari e testuan një ilaq që do ta përdornin në krahun tim, meqenëse isha shumë alergjike ndaj ilaqeve. Por nuk kishte ndonjë reakcion, prandaj vazhduan më tutje me proceduren e tyre. Kur e përdoren ilaqin këtë herë, unë rash para tyre. E dëgjova radiologun qe po punonte në mua kur shkoi tek telefoni, dhe e dëgjova shumë qartë derisa I shtypte numrat e telefonit. E dëgjova duke thënë, “Dr. Gjejms, të vrava pacienten, Zonjën Martin.” Dhe unë e dija se nuk kisha vdekur. U mundova që të levizja dhe tu tregoja, por nuk munda. Kur u munduan të më rikthejnë, I degjoja duke thënë sa c.c.’s të dickaje të më jepnin, por nuk I ndieja gjilpërat të më qponin. Nuk ndieja asgjë kur më preknin.

Në një rast tjetër një grua që më parë kishte pasur disa herë probleme me zemër, pati sulm në zemër, ku gati e humbi jetën. Ajo thote:

Papritur, fillova të përjetoja shtypje dhe dhimbje në gjoks, sikurse një copë e hekurit të më ishte ngjitur shpejt përreth pjesës së mesme të gjoksit tim dhe të më shtrëngonte. Bashkëshorti dhe një shokë I yni më dëgjuan kur u rrëzova dhe erdhën shpejt për të më ndihmuar. E gjeta veten në një errësirë të thellë, dhe përmes kësaj errësire e dëgjova bashkëshortin tim, sikurse të ishte në një distancë të largët, duke thënë, “Kjo është këtë herë!” Dhe mendimet e mia ishin, “Po, kjo është.”

Raportet e tipit të tillë janë mjaft në pajtim me atë cfarë mjekëve dhe të tjerëve prezent u kujtohet. Për shembull një mjek më tha,

Një grua, paciente e imja pati infarkt pak para se unë dhe një mjek tjetër do të bënim operacion në të. Isha aty, dhe e pash se si bebzat e syve të saj u zgjeruan. U munduam për ca kohë ta rikthejmë, pa ndonjë sukses, prandaj mendova se kishte vdekur. U thash mjekëve të tjerë që ishin me mua të mundohemi vetëm edhe një herë, dhe do e lëmë. Këtë herë zemra filloi ti rrah, dhe ajo erdhi në vete. Më vonë e pyeta në qoftë se iu kishte kujtuar ndonjë gjë për “vdekjen” e saj. Ajo tha se nuk I kujtohej shumë për atë përjetim, vetëm se më kishte dëgjuar duke thënë “Të mundohemi vetëm edhe një herë, dhe do e lëmë.”

"jetë pas jete" Rejmond Mudi
Kushdo që e njeh veten e njeh Zotin e tij
Avatari i antarit
Admin2
Site Admin
 
Poste: 144
Antarësuar: E Premte Nëntor 20, 2009 1:16 am
Vendodhja: USA

Ndjenjat e Paqes dhe Qetësisë

Postnga Admin2 » E Shtunë Korrik 31, 2010 9:08 pm

Shumë përjetues të vdekjeve klinike përshkruajnë ndjenja jashtzakonisht të këndshme dhe vetëdijësim gjatë stazave të hershme të ekseriencave të tyre.

Pas nje lëndimi të rëndë të kokës, shenjat vitale të jetës së një njeriu nuk hetoheshin fare. Siq thote ai,

Mu në castin e lëndimit ishte nje moment shumë I shpejt I dhimbjes, por mandej e gjithë dhimbja u shua. E kisha një ndjenjë sikur po levizja në një hapesirë të errët. Ate ditë ishte shume ftohtë, megjithatë derisa isha në atë errësirë e tëra që ndjeja ishte ngrohtësi dhe kjo ishte ndjenja me e këndshme që kam përjetuar… Me kujtohet kur mendoja, “Duhet të kem vdekur.”

Nje grua që kishte përjetuar infarkt komenton,

Fillova të përjetojë ndjenjat më të mbrekullueshme. Nuk ndjeja asgjë në botë vetëm se paqe, rehati, lehtësim – vetëm qetësi. Ndjeva sikur më ikën të gjitha brengat e mija, dhe mendoja me vet-veten, “Sa qetësi e rehati, dhe nuk kam dhimbje aspak.”

Një njeriu tjetër I kujtohet,

Kisha vetëm një ndjenjë të mirë, madhështore të terheqjes dhe paqes… Ishte bukuri, isha në një qetësi të jashtzakonshme në mendjen time.

Një njeri që “vdiq” pas plagëve të marra në Vietnam se përderisa ishte qëlluar ndjeu,

Një lirim të hatashëm. Nuk kishte dhimbje, dhe kurr nuk jam ndjerë më i relaksuar. Isha pa brenga, dhe cdo gjë ishte mirë.

"life after life" Rejmond Mudi
Kushdo që e njeh veten e njeh Zotin e tij
Avatari i antarit
Admin2
Site Admin
 
Poste: 144
Antarësuar: E Premte Nëntor 20, 2009 1:16 am
Vendodhja: USA

Zhurma

Postnga Admin2 » E Shtunë Korrik 31, 2010 9:11 pm

Në shumë raste, variacione të jashtëzakonshme të senseve të zërit janë raportuar të ndodhin në apo afër vdekjes. Nganjëherë keto përjetime janë shumë të pakëndshme. Një njeri që “vdiq” për njëzet minuta gjatë një operacioni (abdominal) përshkruan:

“një zë i keq tingëllime vinte nga brendësia e kokës sime. Më bëri shumë të parehatshëm…. Kurr nuk e harroj atë zë.”

Një grua tregon se derisa po e humbte vetëdijen ajo dëgjoi

“ një tingëllimë me zë shumë të lartë. Mund të përshkruhet si një fishkëllimë. Isha në një gjendje sikur rrotullohesha.” Githashtu e kam dëgjuar këtë sensacion të neveritshëm si një prekje me zë të lartë, si një ulërimë, sikur një goditje, dhe sikur një zë fishkëllime ashtu si kur të fryen era.”

Në raste të tjera efektet e zërit duket sikur marrin një formë të këndshme të muzikës. Për shembull, një njeri që sapo ishte ripërtërirë pasi që ishte prononcuar i vdekur me të arritur në spital i kujtohet se gjatë përjetimit të tij të vdekjes,

Dëgjoja cka dukej të ishin tingëllima të këmbanave, nga një largësi e madhe, dukej sikur zëri vinte përmes erës. Tingëllonin sikur këmbanat Japoneze të erës. … Ai ishte i vetmi zë që dëgjoja her pas here.

Një grua e re që për pak vdiq nga gjakëderdhja e brendshme e asociuar me një c’rregullim të trashjes së gjakut tha se në momentin që ishte rrëzuar,

“Fillova të dëgjoja një lloj të muzikës, magjestike, me të vërtetë një muzikë të një lloji shumë të bukur.”

jetë pas jete" Rejmond Mudi
Kushdo që e njeh veten e njeh Zotin e tij
Avatari i antarit
Admin2
Site Admin
 
Poste: 144
Antarësuar: E Premte Nëntor 20, 2009 1:16 am
Vendodhja: USA

Tunelli i Errët

Postnga Admin2 » E Shtunë Korrik 31, 2010 9:13 pm

Shpesh herë së bashku me dëgjimin e zhurmës, njerëzit ndjejnë një sensacion sikur tërhiqen shumë shpejt nëpër njëfar lloj hapësire të errët. Shumë fjalë të ndryshme janë përdorur për ta përshkruar këtë hapësirë. Kam dëgjuar që kjo hapësirë të përshkruhet si shpellë, bunarë, kanalë, hapësirë e mbyllur, tunell, mjet me trajtë të konit, vakum, zbrazëti, vadë, luginë, dhe cilindër. Edhe pse njerëzit përdorin terminologji të ndryshme këtu, është e qartë se të gjithë mundohen të shprehin një ide. Le të shikojmë dy ngjarje në të cilat figuron kryesisht “tunelli”

Kjo më ndodhi mua kur isha shumë i ri – nëntë vjeqar. Kjo ka ndodhur para njëzet e shtatë vjetëve, por më ka lënë shumë mbresa saqë kurr nuk e kam harruar. Një mbasdite u sëmura shumë, dhe me të shpejtë më dërguan tek spitali më i afërt. Kur mbërrimë ata vendosën për të më pirë, por nuk e dija pse, sepse isha shumë i ri. Në atë kohë ata përdornin eter. Ma dhanë mua duke e vënë një copë harrni mbi hundën time, dhe kur e bënë, më kanë treguar më vonë, zemra ime pushoi së rrahuri. Në atë kohë nuk e kam ditur se ajo më pat ndodhur mua, megjithatë kur kjo ndodhi pata një përjetim. Sendi i parë që ndodhi – tani do ta përshkruaj mu ashtu si jam ndier – ishte se e kisha një zhurmë cingërruese brrrrrnnnng-brrrrrnnnng-brrrrrnnnng, mjaftë ritmike. Mandej po lëvizja përmes – do të mendoni se kjo është e cuditshme – përmes këtij vendi të gjatë dhe të errët. Dukej sikur kanalë apo dicka e till. Nuk mund ta përshkruaj më mirë. Po lëvizja, bashkë me zhurmën, zërin cingërrues.

Një informues tjetër thotë:

Pata një reakcion alergjik shumë të keq ndaj një anestezioni, dhe thjesht pushova nga frymëmarrja – Pata sulm në frymëmarrje. Sendi i parë që ndodhi – ishte shumë shpejt – ishte se po shkoja përmes këtij vakumi të zi, të errët me super shpejtësi. Mund ta krahasoni me një tunell. Ndjeja sikur kisha hypur në një tren “roller koster” tek ndonjë parkë argëtimi, dhe shkoja përmes këtij tunelli me shpejtësi të hatashme.

Gjatë një sëmundje, njëri ishte shumë afër vdekjes saqë bebzat e syve iu thanë, dhe trupi i tij ftohej. Ai tha:

Isha në një hapësirë të zezë, të errët. E kam shumë vështirë ta shpjegoj, por ndjeja sikur po lëvizja në vakum, përmes errësirës. Megjithatë isha mjaftë i vetëdijshëm. Ishte sikur që njëri të jetë në një cilindër pa ajër në të. Ishte një ndjenjë sikur vetëm gjysma ime ishte këtu, dhe gjysma-largë diku tjetër.

Një njeri që kishte vdekur disa herë pas disa djegieve të rënda dhe lëndimeve gjatë rrëzimit, thotë,

Mbeta në shok për një javë, dhe gjatë asaj kohe papritur vetëm kur ika në një hapësirë të errët. Mu dukë sikur qëndrova atje për një kohë shumë të gjatë vetëm duke lëvizur në hapësirë…Aq shumë u dhash pas kësaj hapësire saqë nuk mendoja për asgjë tjetër.


Para kohës së këtij përjetimi, që kishte ndodhur kur ai kishte qenë fëmijë, një njeri e kishte pasur frigë gjithmonë errësirën. Megjithatë kur zemra i kishte pushuar së rrahuri nga lëndimet e brendshme në një aksident me bicikletë ai thotë,

E kisha një ndjenjë sikur po lëvizja në një luginë të errët. Errësira ishte aq e thellë dhe e padepërtueshme saqë nuk mund të shihja absolutikisht asgjë, por ky ishte përjetimi më i mahnitshëm që mund ta imagjinosh, pa asnjë gajle.

Në një tjetër rast, një grua kishte pasur peritonitis, dhe tregon,

Mjeku im veq e kishte thirrur vëllaun dhe motren time të më shohin për her të fundit. Motra medicinale më dha një injekcion për të më ndihmuar që të vdes më lehtë. Gjërat përreth meje në spital filluan të largohen cdo herë e më shumë. Kur u larguan, hyra me kokë së pari në një udhë shumë të ngushtë dhe të errët. Dukej të ishte e madhe veq sa të më nxe mua aty brenda. Fillova të rrëshqas poshtë, poshtë, poshtë.

Një njeri që kishte qenë shumë afër vdekjes dha një tregim paralel me besimin e tij fetarë. Ai tha,

Papritur, isha në një luginë shumë të thellë dhe të errët. Dukej sikur të kishte qenë një udhë, përmes kësaj lugine, dhe po shkoja poshtë kësaj udhe…Më vonë kur bëra më mirë, më erdhi në mendje “ Tash e di c’farë bibla don të thotë me fjalët ‘lugina e hijes së vdekjes,’ sepse kam qenë atje.”

Shkëputur një pjesë nga libri "jetë pas jete" Rejmond Mudi
Kushdo që e njeh veten e njeh Zotin e tij
Avatari i antarit
Admin2
Site Admin
 
Poste: 144
Antarësuar: E Premte Nëntor 20, 2009 1:16 am
Vendodhja: USA

Jashtë Trupit

Postnga Admin2 » E Shtunë Korrik 31, 2010 9:17 pm

Është e zakonshme që shumica nga ne, në të shumtën e rasteve, identifikohemi me trupat tonë fizikë. E pranojmë gjithashtu se kemi “mendje”.Por tek shumica e njerëzve “mendja” jonë duket të jetë shumë me jetë-shkurtër sesa trupi. “Mendja” fundi fundit mund të jetë jo më shumë se efektet e aktiviteteve elektrike dhe kemikale, që ndodhin në tru, ku truri është pjesë e trupit fizikë. Për shumicën e njerëzve është një gjë e pamundur madje edhe të paramendohet si do të ishte të ekzistoje në ndonjë mënyrë tjetër, përveq trupit fizikë me të cilin jemi mësuar.

Para përjetimeve të tyre, personat që i kam intervistuar nuk kanë qenë, si grup, në ndonjë mënyrë ndryshe nga një person mesatarë sa i përket pikëpamjeve në lidhje me këtë cështje. Prandaj, pas kalimit të shpejtë përmes tunellit të errët, një person duke vdekur shpesh përballet me një befasi të jashtzakonshme. Sepse, në këtë stazë, ai mund ta gjen veten duke e shikuar trupin e tij nga jashtë, sikur të ishte “spektatorë” apo “personi i tretë në dhomë” apo duke shikuar figurat dhe ngjarjet “duke luajtur në skenë” apo “në film.” Let ti shikojmë tani disa pjesë të këtyre tregimeve ku përshkruhen përjetimet jasht-trupit.

Isha shtatëmbëdhjet vjecarë, vëllai im dhe unë po punonim në një park dëfrimi. Një mbasdite, vendosëm të shkojmë për të notuar, dhe kishte edhe kogja të rinjë të tjerë që erdhën me ne. Dikush tha, “Të notojmë matanë liqenit. E kam kapërcyer not liqenin disa herë, por atë ditë për ndonjë arsye, u shyta, kur mbërriva gati në mes të liqenit . . . Her fundosesha poshtë her ngrihesha lartë, dhe papritur, ndjeva sikur isha jasht nga trupi im, dhe larg nga të gjithë, në një hapësirë i vetëm. Edhe pse qëndroja stabil në një nivel të njëjtë, e pash trupin tim brenda në ujë, përafërsisht një metër më tutje, duke shkuar her poshtë her lartë. E shikoja trupin tim nga prapa, pak në të djathtë. Ende ndjeja sikur kisha një formë të tërësishme të trupit, edhe gjatë kohës kur isha jashtë trupit tim. E kisha një ndjenjë hapësire që është gati e papërshkrueshme. Ndihesha sikur një pendël.

Përafërsisht para një viti, më pranuan në spital sepse kisha probleme me zemrën, dhe të nesërmën në mëngjez, e shtrirë në shtratin e spitalit, fillova të kisha dhimbje të mëdha në gjoks. E preka pullën pranë shtratit për ti lajmëruar motrat, dhe ato erdhën dhe filluan të shikojnë se cfarë kisha. Nuk bëhesha rehat e shtrirë në shpinë, prandaj u ktheva anash, dhe si u ktheva mu ndërpre frymëmarrja dhe zemra më ndaloi së rrahuri. Mu në atë moment, i dëgjova motrat duke bërtitur, “Kodi vjollce! Kodi vjollce!” Derisa po i flisnin këto fjalë, e ndjeva veten duke lëvizur jasht nga trupi im dhe duke rrëshqitur poshtë në mes të dyshekave dhe ramit mbrojtës (anash) të shtratit – në fakt u duk sikur kalova përmes ramit të shtratit – poshtë dhe në dysheme. Mandej, dalngadalë fillova të ngrihem lartë. Duke u ngritur lartë, pash më shumë motra që erdhën duke vrapuar në dhomë – duhet të kenë qenë përafërisht dymbëdhjetë motra. Në atë kohë mjeku im po i bënte vizitat në spital, e thirrën dhe e pash atë gjithashtu kur hyri brenda. Mendoja, “A thua c’farë po bën ai këtu.” U ngrita më lartë se llampa e dritës – e pash nga anash dhe atë shumë cartë – dhe mandej u ndala, duke qëndruar në ajër pranë murit të tavanit, duke shikuar poshtë. Ndihesha sikur të isha një copë e letrës që dikush i dha një të fryrë gjer në tavan.

I shikoja nga atje lartë se si mundoheshin për të më ripërtërirë mua! Trupi im rrinte i shtrirë në shtrat, në pamje të cartë, dhe të gjithë po qëndronin përreth. E dëgjova një motër të thotë: “O Zoti im! Ajo shkoi!,” përderisa një motër tjetër u përkul për të më dhënë ajër gojë për goje. Po e shikoja kokën e saj nga prapa derisa e bënte këtë. Kurr nuk e harroj si dukeshin flokët e saja; i kishte prerë disi shkurtë. Mu atëherë, i pashë kur e sollën njëfarë mjeti aty, dhe i vënë dy pedalet elektrike në gjoksin tim. Kur e bënë këtë, e pash të gjithë trupin tim të kërcejë lart në ajër nga shtrati, dhe i dëgjova të gjitha eshtrat e trupit tim të kërcasin. Ishte gjëja më e tmerrshme!

Po mendoja, derisa po i shikoja poshtë duke ma rrahur gjoksin dhe duke mi ngjeshur këmbët dhe krahët, “Përse janë duke e lodhur veten kaq shumë? Unë ndihem shumë mirë.”

Ndodhi përafërsisht dy vite më parë, sapo i kisha mbushur nëntëmbëdhjetë vjetë. Po e dërgoja një shok timin në shtëpi me makinën time, dhe kur arritëm tek një udhëkryq i vecantë në qendër të qytetit, e ndala makinën dhe shikova në të dy anët për ndonjë makinë, por nuk pash asnjë që po vinte. I dhash gaz makinës për të kaluar udhëkryqin dhe në atë moment e dëgjova shokun tim kur piskati saq mundi. Kur shikova e pash një dritë që ti merrte sytë, dritat e një makine që po shpejtonte në drejtimin tonë. E dëgjova një zë të tmerrshëm – ana e makinës duke u shtrydhur përbrenda – dhe ndjeva vetëm një castë përmes të cilit mu duk vetja sikur po kaloja nëpër një errësirë, një hapësirë të mbyllur. Ndodhi shumë shpejtë. Mandej, disi po qëndroja në ajër përafërsisht një metër e gjysmë mbi rrugë dhe nja pesë metra largë nga makina, dhe e dëgjova ekon e përplasjes të shuhet ngadalë. I pash njerëzit që erdhën me vrapë dhe u grumbulluan përreth makinës, dhe e pashë shokun tim të dalë nga makina, kuptohet i tëri i shokuar. Mund ta shihja trupin tim tek vendi i përplasjes në mes të gjithë atyre njerëzve, dhe mund ti shihja duke u munduar ta nxjerrin jashtë. Këmbët mu kishin dredhuar tërësisht dhe kishte gjak kudo.


Ashtu si mund njëri ta imagjinoj, disa mendime dhe ndjenja të paparalelshme kalojnë përmes mendjeve të personave që e gjejnë vet-veten në këtë lloj situate. Shumë njerëz e kanë shumë vështirë për ta pranuar dhe u duket e paparamendueshme nocioni i të qenurit jashtë trupit të tyre, saqë edhe gjatë përjetimit, ndihen shumë konfuz për të tërën c’farë ka ndodhur dhe nuk e lidhin me vdekje për një kohë të konsiderueshme. Ata mahniten se c’farë po ndodhë me ta; pse pa pritur e kujtuar e shohin trupin e tyre nga distanca, sikur të ishin spektatorë?

"Pjesë nga: "Jetë pas jete" - Rejmond Mudi
Kushdo që e njeh veten e njeh Zotin e tij
Avatari i antarit
Admin2
Site Admin
 
Poste: 144
Antarësuar: E Premte Nëntor 20, 2009 1:16 am
Vendodhja: USA

Qenia e Dritës

Postnga Admin2 » E Shtunë Korrik 31, 2010 9:20 pm

Çka është ndoshta elementi më mahnitës I përbashkët në rastet që unë I kam studiuar, dhe me siguri elementi që le mbresa më të mëdha në individin është takimi me një dritë shumë të ndritshme. Zakonisht në fillim të shfaqjes kjo dritë është e dobët, por me shpejtësi ndricohet derisa të arrin një shkëlqim jashtëtokësorë. Megjithatë, edhe pse kjo dritë (zakonisht thuhet të jetë e bardhë ose pa ngjyrë) është e një shkëlqimi të papërshkrueshëm, shumë prej përjetuesve bëhen specifik në këtë pikë duke thënë se në asnjë mënyrë nuk u ka shkaktuar dëm syve të tyre, apo tu shkaktonte marramendje, apo tua humbte shikimin e gjërave përreth. (Ndoshta për arsye se në këtë pikë më nuk kanë sy fizikë)

Pavarësisht nga manifestimi I jashtëzakonshëm I dritës, megjithatë, asnjë person nuk ka shprehur ndonjë dyshim dhe se ishin të bindur se ishte një qenie, një qenie e dritës. Jo vetëm aq, ishte një qenie personale. Ka një personalitet të definuar. Dashuria dhe ngrohtësia që rrezatojnë nga kjo qenie tek personi që është duke vdekur është e papërshkrueshme me fjalë, dhe ai ndihet komplet I rrethuar nga kjo dritë dhe I tërhequr në të, tërësishtë I relaksuar dhe I pranuar në prezencën e kësaj qenie.Ai e ndjen një tërheqje magnetike të parrezishtueshme tek kjo dritë.

Është interesante, se përderisa përshkrimi I mësipërm I qenies së dritës është shumë I ngjashëm në mes të përjetuesve të këtij fenomeni, identifikimi I qenies ndryshon nga individi në individë dhe duket të jetë një funksion I prapavisë fetare, ushtrimeve, apo besimet në personin e involvuar. Prandaj shumë prej atyre që janë të Krishterë në ushtrime apo besim e identifikojnë dritën me Krishtin. Një burrë dhe një grua cifute e identifikojnë dritën si një “engjull.” Megjithatë ishte e cartë, në të dyja rastet, se subjekti nuk ka dashur të thotë, se qenia kishte krahë, apo ka luajtur harpë, apo edhe të ketë trajtën apo dukjen e njeriut. Ishte vetëm drita. Cka secili donin të thonin se ata e kuptuan qenien si një këshilldhënës. Njëri që nuk kishte asnjë besim fetarë apo asnjë ushtrimë para përjetimit thjeshtë e identifikonte c’farë kishte parë si “qenie e dritës.”

Shpejtë pas shfaqjes së dritës, qenia fillon të komunikon me personin që po ndërron jetë. Si shënim, ky komunikim është vetëm me mendje, nuk dëgjohej ndonjë zë fizikë apo zëra të vinin nga qenia, as nuk ia kthyen përgjigjen qenies me zë. Por është raportuar se në mënyrë direkte zë vend një transferim I mendimeve, dhe në një mënyrë shumë të cartë saqë nuk do të kishte asnjë mundësi as për ta keqkuptuar as për ta gënjyer qenien.Më tutje, ky lloj komunikimi nuk zhvillohet fare në gjuhen amtare të personit. Megjithatë, ai kupton të tërën dhe në mënyrë instante është I vëmendshëm. Ai madje nuk mund ti përkthejë komunikimin me mendje që ndodhi derisa kishte qenë afër vdekjes, në gjuhën njerëzore që tani duhet të flasë, pas ripërtëritjes.

Faza e ardhshme e eksperiencës cartë e ilustron vështirësitë e përkthimit nga kjo gjuhë e pa folur. Qenia gati menjëherë e direkton një lloj mendimi tek personi në të cilin prezenca I është ardhur dramatikishtë. Zakonishtë personat me të cilët unë kam biseduar mundohen të formulojnë mendimin në pyetje. Midis përkthimeve që kam dëgjuar janë: “A je i përgaditur të vdesësh?,” “A je I gatshëm të vdesësh?,” “Cka ke berë me jetën tënde që të më tregosh mua?” “Cka ke bërë me jetën tënde të jetë e mjaftuar?.”

Dy formulimet e para që e parashtrojnë “përgaditjen,” mund në sy të parë te duken sikur kanë tjetër kuptim nga dy ciftet e dyta, që shprehin “arritje.” Megjithatë, pakë mbështetje për ndjenjat e mia në lidhje me këtë ceshtje, që secili është duke u munduar të shpreh mendimin e njëjtë vie nga tregimi I një gruaje që e tha kështu:
Sendi I parë që më pyeti, se disi më pyeti a isha e gatshme të vdesë, apo cka kisha bërë me jetën time që do të dëshiroja ti tregoja. Më tutje, edhe në rastet më të jashtzakonshme parashtrimi I “pyetjes”, del në përfundim si një sqarim, që ka një forcë të njëjtë. Për shembull, një njeri më tha se gjatë “vdekjes” së tij,
Zëri më bëri një pyetje: “A ia vlen?” Cka don të thoshte se, a ia vlente mënyra e jetesës sime që kisha bërë gjer më tani, duke e ditur atë që e dija atëherë.

Si duket, të gjithë insistojnë se kjo pyetje, aq definitive dhe e thellë që duket të jetë në mbresën emocionale, nuk është pyetur aspak në mënyrë akuzuese. Qenia, të gjithë duken të jenë në pajtim, nuk e direkton pyetjen tek ata që ti akuzon apo ti kërcënojë, sepse ata ende e ndiejnë dashurinë totale dhe pranimin që rezonon nga drita, pa marrë parasysh c’farë mund të ishte përgjigja e tyre. Por në vend të akuzimit, qëllimi I pyetjes duket të jetë që ti bëjë ata të mendojnë për jetërat e tyre, që ti shfaqin ato. Janë, po deshe ti quash, pyetje Sokrate, njëri lutet mos të merr informata por ti ndihmojë personit të cilit I bëhet pyetje që vetë të arrin tek caku I së vërtetës. Ti shikojmë disa takime të drejtpërdrejta me këtë qenie fenomenale.

I dëgjova mjekët të thonë se kisha vdekur, dhe atëherë fillova të ndihem sikur po dridhesha, disi si isha zhvendosur dhe po lundroja, përmes një errësire, që ishte si e mbyllur. Me të vërtetë nuk ka fjalë që mund ta përshkruaj këtë përjetim. Cdo gjë ishte shumë e errët, perveq se, largë nga unë, mund ta shihja një dritë. Ishte një dritë shumë shumë e shkëlqyeshme, por jo shumë e madhe në fillim. Rritej më shumë derisa po afrohesha afër saj.

Mundohesha të arrijë tek ajo dritë tek fundi, sepse ndjeja që është Jezusi, dhe mundohesha ta arrijë atë vend. Nuk ishte një përjetim I frikshëm. Ishte pak a shumë një kënaqësi. Sepse menjëherë, pasiqe jam Krishtere, e lidha dritën me Krishtin, që ka thënë, “Unë jam drita e botës.” I thash vetes time, “Në qoftë se kjo është e tëra, në qoftë se do të vdes, atëherë e di kush më pret atje në fund, atje në atë dritë.”

U ngrita dhe eca në korridor që të shkoj ta marr një pije, dhe ishte në atë moment, kur e kishin kuptuar më vonë, se apendiksi im kishte shpërthyer. U bëra shumë e ligë, dhe u rrëzova. Fillova ta ndieja veten si po largohesha, një lëvizje e qenies sime të vërtetë brenda dhe jashtë trupit, dhe po dëgjoja një muzikë të këndshme. Duke ndejtur pezull në ajër fluturova poshtë korridorit dhe jashtë nga dera tek ballkoni I mbyllur. Aty, u dukë sikur retë, një mjegull ngjyrë roze me të vërtetë, filloi të grumbullohet për rreth meje, mandej fluturova direkt përmes rrjetit të ballkonit si të mos ishte aty fare, dhe në kristalë të ciltër drite, një dritë e bardhë e iluminuar. Ishte shumë e bukur dhe shumë e ndritshme, aq rrezatuese, por nuk mi lëndonte sytë. Nuk është ndonjë dritë që mund ta përshkruash në tokë. Në të vërtetë nuk pashë ndonjë person në këtë dritë, por megjithatë e ka një identitet special, definitivishtë e ka. Eshtë një dritë e dashurisë perfekte dhe e kuptimit perfektë.

Ky mendim më erdhi në mendje, “ A më donë mua?” Kjo nuk ishte si një pyetje, por kuptimi cka drita tha ishte, “Në qoftë se më don mua, kthehu prapa dhe mbaro atë që ke filluar në jetën tënde.” Dhe gjatë gjithë kësaj kohe, ndjeja sikur isha rrethuar nga një dashuri dhe dhembshuri e papërshkrueshme.

E dija se po vdes dhe nuk kisha asgjë që do të mund të bëja për atë punë, sepse askush nuk mund të më dëgjonte…Isha jashtë nga trupi im, nuk ka dyshim për atë punë, sepse mund ta shihja trupin tim aty në tavolinë në dhomën e operimit. Shpirti im ishte jashtë! E tëra kjo më bëri të ndihem shumë keq në fillim, por mandej, kjo dritë shumë shkëlqyese erdhi. Dukej se ishte më e dobët në fillim, por më vonë ishte kjo rreze shumë e madhe. Ishte një sasi shumë e madhe e dritës, asgjë sikur dritat e mëdha që ne i përdorim, kishte shumë shumë dritë. Dhe më dha nxehtësi mua; Ndjeja një sensacion të ngrohjes.

Ishte një dritë si e verdhë e qelur – më shumë e bardhë. Ishte një ndricim I jashtzakonshëm; nuk mund ta përshkruaj. Dukej sikur kishte përfshirë cdo gjë, megjithatë nuk më pengonte që të shihja cdo gjë përreth meje – dhomën e operimit, mjekët dhe motrat, cdo gjë. Mund të shihja cartë, dhe nuk ti merrte sytë.
Së pari kur drita erdhi, nuk isha e sigurtë c’farë po ndodhte, por mandej disi pyeti, a isha gati për të vdekur. Ishte sikur po flisja me një person, por personi nuk ishte atje. Drita ishte që më fliste mua, por me zë.

Tani, mendoj se zëri që po më fliste mua e kuptoi se nuk isha gati të vdesë. Disi, sikur po më testonte mua më shumë se cdo gjë tjetër. Megjithatë që nga momenti që drita më foli mua, ndjehem shumë mirë – e sigurtë dhe e dashur. Dashuria që buronte nga kjo dritë është e pa imagjinuar, e papërshkruar. Ishte një person I këndshëm ta kishe pranë! Dhe e kishte një sensë të humorit, gjithashtu – definitivishtë!

Jetë pas jete - Rajmond Mudi
Kushdo që e njeh veten e njeh Zotin e tij
Avatari i antarit
Admin2
Site Admin
 
Poste: 144
Antarësuar: E Premte Nëntor 20, 2009 1:16 am
Vendodhja: USA

Takimi me tjerët

Postnga Admin2 » E Shtunë Korrik 31, 2010 9:21 pm

Shumë prej tyre më kanë thënë se në një moment gjatë vdekjes së tyre- ndonjëherë herët në eksperiencë, ndonjëherë pasi ngjarje të tjera kanë mbaruar – ata bëhen të vetëdijshëm për prezencën e qenieve të tjera shpirtërore afër tyre, qenie që si duket janë aty që ti lehtësojnë ata/ato gjatë tranzicionit në vdekje, ose, në dy raste, tu thonë se ende nuk është koha e tyre për të vdekur dhe se duhet të kthehen tek trupat e tyre fizikë.

E pata këtë përjetim në lindje të një fëmiu. Lindja qe shumë e vështirë, dhe humba shumë gjakë. Mjeku u dorëzua, dhe I tha kusherinjëve të mi se po vdisja. Megjithatë, isha mjaftë e kfjelluar gjatë të gjithë procesit madje edhe kur e dëgjova atë duke I thënë këto fjalë e ndjeva veten sikur po largohesha. Derisa kjo po ndodhte, e kuptova se shumë njerëz ishin grumbulluar aty, gati dukeshin si në turma, duke qëndruar rreth tavanit në dhomë. Të gjithë këta njerëz I kisha njohur në jetën e sapo kaluar, por që kishin vdekur më parë. E njoha gjyshën time dhe një vajzë që e kam njohur kur kam qenë në shkollë, dhe shumë kusherinjë të tjerë dhe shoqëri. Dukej sikur kryesisht ua shihja fytyrat dhe e ndjeja prezencën e tyre. Të gjithë dukeshin të kënaqur. Ishte një rast shumë I gëzuar, dhe ndjeja që kanë ardhur të më mbrojnë dhe të më këshillojnë. Dukej gati sikur po kthehesha në shtëpi, dhe ata ishin atje që të më përshëndesin dhe të më bëjnë të ndihem e mirëseardhur. Gjatë gjithë kësaj kohe, e kisha një ndjenjë se cdo gjë është dritë dhe bukuri. Ishte një moment I bukur dhe madhështorë.

Në disa raste, njerëzit arritën të besojnë se qeniet që ata I takonin ishin “rojet shpirtërore” të tyre. Një njeriu I ishte thënë nga një qenie e tillë se, “Të kam ndihmuar deri në këtë fazë të ekzistencës tënde, por tash më duhet të të dorëzoj tek të tjerët.” Një grua më tha se derisa ajo po largohej nga trupi I saj ajo vuri re prezencën e dy qenieve shpirtërore aty, dhe ata e identifikuan veten e tyre si “ndihmësit shpirtërorë” të saj.
Kushdo që e njeh veten e njeh Zotin e tij
Avatari i antarit
Admin2
Site Admin
 
Poste: 144
Antarësuar: E Premte Nëntor 20, 2009 1:16 am
Vendodhja: USA

Rishikimi i Jetës

Postnga Admin2 » E Shtunë Korrik 31, 2010 9:23 pm

Shfaqja e qenies së dritës dhe testimi I saj, pyetjet pa fjalë paraqesin vetëm një hyrje tek momenti I një intensiteti të hatashëm gjatë të cilit qenia prezenton tek personi një rishikim panoramik të jetës së tij. Shpesh është ashiqare se qenia mund ta shikon tërë jetën e individit të shfaqur dhe se qenies nuk I nevoiten informacione. Qëllimi I vetëm I tij është të provokon një reflektim.

Ky rishikim I jetës mund të përshkruhet vetëm ne terme të memorjes, pasi që ajo është e afërmja më e ngjashme e këtij fenomeni, por ka karakteristika që e dallojnë nga cdo kujtim i tipit normalë.Pikë së pari, ndodhë jashtzakonishtë shpejt. Kujtimet, kur përshkruhen në terme kronologjike, thuhet se përcjellin njëra tjetrën shumë shpejt, në rend kronologjikë. Disa të tjerëve nuk u kujtohet fare një rend kronologjikë. Kujtesa ishte instante/menjëhershme; cdo gjë u shfaqë përnjëherë, dhe mund ta abzorbonin të tërën vetëm me një shikim mental. Sido që të shprehet, të gjithë duket se janë të pajtimit se përjetimi mbaron në një castë të kohës së tokës.

Megjithatë, pa marrë parasysh shpejtësinë, informuesit e mi pajtohen se rishikimi, që gati gjithmonë përshkruhet si një shfaqje e imazheve vizuale, është jashtzakonishtë I çartë dhe real. Në disa raste imazhet raportohen të jenë në ngjyra vibruese, tre dimenzionale, madje edhe lëvizin….Edhe emocionet dhe ndjenjat të asociuara me imazhet mund të ripërjetohen derisa njëri I shikon ato.

Disa nga ata/ato që janë intervistuar deklarojnë se, përderisa nuk mund ta përshkruajnë në mënyrë ekzakte, cdo gjë që ata/ato kishin bërë ishte atje në atë rishikim të jetës – nga më e parëndësishmja deri tek ajo më e rëndësishmja…
Kushdo që e njeh veten e njeh Zotin e tij
Avatari i antarit
Admin2
Site Admin
 
Poste: 144
Antarësuar: E Premte Nëntor 20, 2009 1:16 am
Vendodhja: USA


Kthehu tek Vdekje Klinike

Kush është në linjë

Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor

cron